Monday, 2. February 2026
Sport

E zbulon gazetari italian: Juventusi e ka ofruar Zhegroven në marrëveshje shkëmbimi

GS 02/02/2026 2 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova vazhdon të mbetet në bankën rezervë te Juventus, pasi trajneri Luciano Spalletti nuk e aktivizoi as në fitoren 4-1 ndaj Parmës.

Në pesë ndeshjet e fundit, kosovari ka luajtur vetëm dy herë, duke grumbulluar gjithsej 15 minuta lojë.

Gazetari italian i afërt me klubin, Romeo Agresti, u shpreh i befasuar nga vendimi për ta lënë jashtë lojës.

“Një gjë që më ka habitur është si Spalletti vendosi Kostic në krahun e djathtë, dhe jo Zhegrovën. Ose nuk është në formë, ose janë zgjedhje teknike, duke u bazuar te fakti se për momentin nuk ofron garanci”, tha Agresti.

A duhet Edon Zhegrova ta mendojë seriozisht largimin nga Juventusi kur afati i janarit është ende i hapur?

Tutje, Agresti shtoi se Zhegrova është propozuar nga Juventusi në disa marrëveshje shkëmbimi gjatë afatit kalimtar dimëror.

“Ka shumë zëra që sugjerojnë se Juventusi e ka propozuar në disa shkëmbime. Do të shohim nëse do të ketë zhvillime pozitive gjatë sezonit. Për momentin, nuk është në të njëjtën pozicion si Joao Mario, por ka pak diferencë”, u shpreh gazetari italian.

Situata e Zhegrovës duket se është një kombinim zgjedhjesh teknike dhe mungese mundësish për të treguar potencialin e tij.

Tifozët e Juventusit do të presin për të parë nëse ai do të gjejë hapësira më të mëdha në pjesën e mbetur të sezonit, apo do të përfundojë në një shkëmbim gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar.

Teilen: