Berisha mbetet në Gjermani, firmos me Kaiserslauternin
Sulmuesi Mërgim Berisha nuk do të largohet nga Gjermania, por karrierën do ta vazhdojë në Bundesligën 2.
Edhe pse kishte interesim nga kampioni në fuqi i Austrisë, Sturm Grazi, Berisha do të jetë pjesë e skuadrës së Kaiserslauternit.
Berisha te Kaiserslauterni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me Hoffenheimin që i skadonte në verën e vitit të ardhshëm.
Sulmuesi 27-vjeçar nuk ka qenë pjesë e planeve të Hoffenheimit tashmë një kohë të gjatë, ndërsa këtë sezon nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje.
Krahas Hoffenheimit, Berisha karrierë ka bërë edhe tek Augsburgu, Fenerbahçe, Salzburgu si dhe disa skuadra tjera nga Austria.
Teilen: