Sunderlandi pa Xhakën kundër Burnleyt
Skuadra e Sunderlandit do të jetë për ndeshjen e dytë rresht në Premier League pa kapitenin Granit Xhaka.
Pasi mungoi në humbjen ndaj West Ham Unitedit, Xhaka nuk do të luajë as kundër Burnleyt për shkak të lëndimit, i cili pritet të mbajë jashtë fushe deri në fund të muajit.
Sunderlandi, sot prej orës 21:00 e pret Burnleyn në kuadër të xhiros së 24-të në Premier League, ky synon të kthehet te fitorja pas disfatës 3:1 xhiron e shkuar.
Xhaka vlerësohet lart te Sunderlandi, ekip të cilit iu bashkua para fillimit të sezonit dhe deri më tani, ka regjistruar 22 ndeshje në kampionat, duke kontribuar me 1 gol dhe 5 asistime.
Përderisa Xhaka i mungon Sunderlandit, te skuadra e Burnleyt pritet të jetë startues sulmuesi Armando Broja.
Aktualisht, Sunderandi ka 33 pikë dhe renditet i 11-ti në tabelë kurse Burnley zë vendin e parafundit me vetëm 15 pikë të mbledhura.