Monday, 2. February 2026
Sport

Ylli forcohet me amerikanin Conger

GS 02/02/2026 1 Min. Lesezeit

Një ditë pas humbjes nga Trepça në Superligën e Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli ka reaguar me përforcim të ri.

Ekipi nga Suhareka, ka njoftuar të hënën se ka angazhuar amerikanin Demetrius Conger, i cili është prezantuar dhe do të jetë pjesë e Yllit për pjesën e mbetur të sezonit.

Po ashtu, Conger te skuadra e Yllit do ta mbulojë edhe boshllëkun e lënë nga Trevon Allen, i cili javën e shkuar u transferua në Poloni te skuadra e Anëilit.

Ylli pret shumë prej amerikanit 35-vjeçar, i cili ka një përvojë të pasur jo vetëm në Evropë por edhe në Uruguai, Meksikë e Australi.

Në Evropë, Conger ka luajtur në Greqi, Izrael, Belgjikë, Spanjë, Francë, Gjermani, Turqi e Rumani.

 

Teilen: