Monday, 2. February 2026
Sport

Milano-Cortina 2026/ Italiania Passler pozitive pas kontrollit anti-doping

GS 02/02/2026 1 Min. Lesezeit

Atletja Rebecca Passler nuk ka kaluar testin anti-doping të bërë jashtë garave. Sipas inspektorëve që kanë kryer kontrollin Passler-it i janë gjetur në gjak substanca e ndaluar si ajo e letrozolit, e njëjta që u përdor edhe nga Sara Errani.

Atletja e biathlonit është pezulluar menjëherë nga garat dhe pritet që të t’i nënshtrohet edhe një testi të dytë. Substansca e gjetur nga kontrolli i parë, letrozol, është një medikament, i cili u rekomandohet pacientëve onkologjikë për të ulur nivelin e estrogjenit.

Teilen: