Monday, 2. February 2026
Sport

Portieri i kombëtares së Letonisë dhe një sulmues firmosin me Bylisin

GS 02/02/2026 1 Min. Lesezeit

Bylisi prezanton dy blerjet e reja në limitet e merkatos së dimrit. Mallkastriotët plotësojnë boshllëkun e krijuar në portë pas dëmtimit të Ion Kristian Gurau dhe zyrtarizojnë portierin e kombëtares së Letonisë. Bylisi është përforcuar edhe në sulm, pasi ka firmosur me Jacques Fokam, që së fundmi ka luajtur në elitën e futbollit çek.

“Portieri i Kombëtares së Letonisë, 30-vjeçari Robert Ozols, me eksperiencë në disa klube të njohura në shtetin e tij si: Riga, Daugava, Liepaja dhe Auda si dhe në Uzbekistan. Ozols pritet që të jetë një pikë e fortë në katërkëndorin e portës së skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.

“Jacques Fokam, sulmues 24-vjeçar i cili vjen si përforcim në repartin ofensiv të skuadrës sonë. Fokam pritet që të rrisë cilësinë dhe konkurrencën me eksperiencën e tij, ku së fundmi ka luajtur në Superligën e Çekisë, me Dukla Pragën, por nuk mungojnë edhe eksperiencat e tjera në Danimarkë dhe USA”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: