🔥 Super shkëmbim: Bomberi te Juve, Zhegrova në Premier League
Edon Zhegrova largohet nga Juventusi falë një shkëmbimi.
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova bëri bujë të madhe verën e shkuar kur nga Lille u transferua te Juventusi.
Për Zhegrovën kishte pritshmëri të mëdha, por si trajneri Tudor, tani Spalletti nuk po e aktivizojnë sulmuesin kosovar dhe në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër.
Calciomercato, raporton se Juventus ka marrë një propozim nga Everton për një shkëmbim mes Betos dhe Zhegrovës.
Te Juventus janë të hapur për këtë shkëmbim, por vetëm pas përfundimit të sezonit.
Teilen: