Tuesday, 3. February 2026
Sport

Meriton Korenica në ekipin ideal të javës në Rumani

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Meriton Korenica po e vazhdon shkëlqimin në futbollin rumun.

Përfaqësuesi kosovar bëri paraqitje pozitive gjatë fundjavës që shkoi me Clujin duke kontribuuar me gol në minutat e fundit në fitoren 4:2 ndaj FC Metaloglobus București.

Falë paraqitjes së shkëlqyeshme në ndeshjen e vlefshme për kampionatin rumun, futbollisti ofanziv u përfshi në formacionin e javës në Rumani nga faqja e specializuar për vlerësime në futboll – Sofascore.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe i Ballkanit në fakt u vlerësua me notën 8,2.

Në total në këtë sezon, 26-vjeçari i ka realizuar 6 gola dhe i ka bërë 2 asistime në 23 ndeshje.

 

Teilen: