Wednesday, 4. February 2026
Sport

Ballkani forcohet me një lojtar nga Gambia

GS 04/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit. Sulmuesi së fundi ishte pjesë e klubit nga Gambia, BST Galaxy.

“Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal”, shkruan në njoftimin e Ballkanit.

Më herët Ballkani është përforcuar edhe me disa lojtarë për stinorin vjeshtor të Superligës në futboll që nis në fundjavë.

Teilen: