Bellingham, fotografia pas dëmtimit shqetëson tifozët e Realit
Jude Bellingham ka pësuar një dëmtim që ka shqetësuar jo pak Realin e Madridit dhe tifozët. Dëmtimi muskulor dukej serioz që në fillim, kur anglezi u detyrua të ndalonte së vrapuari duke prekur kofshën e majtë.
Ish-lojtari i Borussia Dortmund shpërtheu në lot kur e kuptoi situatën. Në orët që pasuan, ai iu nënshtrua testeve mjekësore dhe filloi menjëherë programin e tij të rehabilitimit. Ndërkohë, në rrjetet sociale, një foto e postuar nga lojtari në Instagram ka shkaktuar shqetësim midis tifozëve.
Jude rrezikon të mungojë për disa javë. Nga gara për titullin e La Ligës deri te ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Benfikës së José Mourinhos, për të mos përmendur Kupën e Botës që zhvillohet në qershor, Bellingham premton se “jeta vazhdon”.
Postimi i anglezit në rrjetet sociale ishte po aq i shkurtër sa edhe kuptimplotë, i shoqëruar nga fotoja që ka shqetësuar shumë tifozë të Real Madridit dhe të Tre Luanëve: ai në plan të parë me një maskë oksigjeni të vendosur në fytyrë.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Arbeloa do të jetë pa numrin e tij 5 kundër Valencias, Real Sociedad, Osasuna dhe Getafe, si dhe kundër Benficas në Ligën e Kampionëve.