Wednesday, 11. February 2026
Sport

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

GS 11/02/2026 2 Min. Lesezeit

Një herë në Ligën D dhe tri herë rresht në Ligën C, ndërsa tani Kosova për herë të parë do të garojë në Ligën B të Ligës së Kombeve në futboll.

Liga e Kombeve është ky niveli i dytë i garës kontinentale për kombëtare, duke zëvendësuar kështu miqësoret dhe rritur të ardhurat financiare për federatat nacionale.

Sezoni 2026/2027 i Ligës së Kombeve është i pesti i kësaj gare, dhe dëshmon rritjen e Kosovës në futboll në vitet e fundit.

Liga e Kombeve është e ndarë në katër nivele, përkatësisht liga, ku ne Ligën A janë kombëtaret më të forta dhe në Ligën D janë katër më të dobëta.

Shorti për sezonin e pestë të kësaj gare, do të tërhiqet të enjten në Bruksel nga ora 18:00 kurse Kosova është në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut.

Në vazon e parë të Ligës B janë Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli, në vazon e dytë janë Zvicra, Bosnjë-Hercegovina, Austria dhe Ukraina kurse vazoja e tretë përbëhet nga Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.

E pikërisht nga një kombëtare prej këtyre tri vazove, Kosova do ta ketë në grup hiç Bosnjë e Hercegovinën për shkak se nuk lejon UEFA.

Ndeshjet e xhiros së parë të Ligës së Kombeve janë prej 24 deri më 26 shtator të këtij viti, xhiroja e dytë është prej 27 deri më 29 shtator, ndërsa e treta prej 30 shtatorit deri më 3 tetor.

Menjëherë prej datës 4 deri më 6 tetor është xhiroja e katërt, ndërsa dy xhirot e fundit të fazës grupore janë prej 12 deri më 14 nëntor dhe prej 15 deri më 17 nëntor.

Kosova kaloi në Ligën B duke e mposhtur para një viti Islandën në dy ndeshje të plejofit pasi doli e dyta në grupin e saj të Ligës C, i cili përbëhej nga Rumania, Qipro e Lituania.

Te Kosova aktualisht i gjithë fokusi është te ndeshja e 26 marsit ndaj Sllovakisë në Bratislavë, që është gjysmëfinalja e plejofit për kualifikim në Botërorin e këtij viti.

 

Teilen: