Wednesday, 11. February 2026
Sport

Vaki të sportit kosovar, KB Vëllaznimi e shkarkon trajnerin që e angazhoi para 1 muaji

GS 11/02/2026 1 Min. Lesezeit

Më 13 janar e prezantuan si trajner të ri të skuadrës. Por pa i bërë mirë një muaj në krye të ekipit, klubi i basketbollit e ka shkarkuar trajnerin gjilanas Gyltekin Selimi.

Gjakovarët ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Gyltekin Selimi, arsyjet e të cilit vendim nuk janë bërë të ditura.

Trajneri gjilanas ishte emëruar në krye të ekipit gjakovar, duke e zëvendësuar Rajko Krivokapiqin.

Pas Jeronimo Sharinit e Krivokapiqit, Selimi bëhet trajneri i tretë i larguar nga gjakovarët në këtë sezon.

Teilen: