Thursday, 12. February 2026
Sport

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

GS 11/02/2026 1 Min. Lesezeit

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i basketbollit Peja ka bërë të ditur ndryshimet e reja në klub.

Sipas KB Peja në Facebook, udhëheqësit e klubit kanë përcaktuar një Bord të përkohshëm deri në muajin qershor kur edhe pritet të mbahet Kuvendi i klubit dhe të zgjidhet kryesia e re.

Njoftimi i plotë i klubit:

Gjatë ditës së sotme, është mbajtur në zyret e klubit GO+ Peja mbledhja e përgjithshme, ku presidenti i klubit, Fatmir Gashi dhe zv. presidenti, Egzon Burri – kanë përcaktuar bordin e përkohshëm të klubit deri në muajin qershor, ku edhe do të mbahet kuvendi i rregullt për të zgjedhur kryesinë me mandat të plotë.

Si anëtar të bordit, janë emëruar:

* Valbona Bytyqi – ish-basketbolliste

* Vigan Radoni – ish-basketbollist

* Milaim Ukaj – ish-basketbollist

* Arbër Berisha

* Agon Avdyli – UCF

Në pozitën e Drejtorit Sportiv të klubit, është emëruar Arbër Elshani.

Ervin Muharremi është rikthyer në rolin e tij në administratë të klubit.

Teilen: