Thursday, 12. February 2026
Sport

UEFA Nations League/ Italia në “grupin e ferrit”, Gjermania përballet me Holandën

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27 nuk duket i mirë për Italinë: kundërshtarët e tyre në Grupin 1 të Ligës A do të jenë Franca, Belgjika dhe Turqia. Është një short i pafat, pasi “të kaltërit” tërhoqën kundërshtarin më të fortë në çdo vazo (përveç Vazos 3, e cila u dha atyre Belgjikën në vend të Anglisë). Vetëm dy ekipet e para nga secili grup i Ligës A do të sigurojnë një biletë për në çerekfinale.

Gjermani-Holandë është një tjetër përballje e madhe që do të vijë në UEFA Nations League. Të dy skuadrat janë pjesë e  Grupin 2 të Ligës A bashkë me Serbinë dhe Greqinë.

Spanjë-Angli është përballja që vjen në grupin 3 të Ligës A. Kroacia dhe Republika Çeke janë dy skuadrat e tjera të këtij grupi.

Portugalia, Danimarka, Uellsi dhe Norvegjia janë skuadrat e Grupit 4 të Ligës A.

LIGA A:

A1: FRANCË; ITALI; BELGJIKË; TURQI

A2: GJERMANI; HOLANDË; SERBI; GREQI

A3: SPANJË; KROACI; ANGLI; REPUBLIKA ÇEKE

A4: PORTUGALI; DANIMARKË; NORVEGJI;

Teilen: