Thursday, 12. February 2026
Sport

UEFA Nations League/Kosova, në një grup me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të UEFA Nations League, që do të nisë në muajin shtator. Në shortin e hedhur në Bruksel për Ligën B, Kosova është vendosur në Grupin B3, së bashku me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

“Dardanët” janë përballur edhe më parë me Izraelin, ndërsa ndeshjet me Austrinë dhe Republikën e Irlandës do të jenë përballjet e para në histori. Në veçanti, ndeshjet ndaj Austrisë pritet të jenë të veçanta, pasi përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda e ka drejtuar më parë këtë kombëtare.

Teilen: