Utah Jazz dhe Indiana Pacers janë gjobitur nga liga e NBA pasi akuzohen se kanë ulur në stol pa arsye yjet e tyre në takime të caktuara gjatë muajit shkurt.
Utah akuzohet se ka “kursyer” Lauri Markkanen che Jaren Jackson Jr. duke i ulur në stol gjatë periodës së katërt në takimet e datës 7 dhe 9 shkurt përballë skuadrës së Orlando-s dhe Miami-t. Në njoftimin e ligës së NBA thuhet se dy lojtarët “kanë qëndruar në stol edhe pse ishin fizikisht të gatshëm për të luajtur pjesën e fundit të ndeshjeve, rezultati i të cilave ishte ende në dyshim”. Për këtë shkelje Utah është gjobitur me një gjobë prej 500.000 mijë dollarësh.
Sa i përket Indiana-s liga e akuzon se nuk ka aktivizuar tri lojtarë (Pascal Siakam dhe dy titullarë të tjerë) në ndeshjen e tre shkurtit kundër Utah-s. NBA ka gjobitur me 100.000 mijë dollarë skuadrën e Indianapolis pasi tri lojtarët në fjalë edhe “nëse nuk mund të zbrisnin rregullisht në parket ishin të aftë fizikisht që të aktivizoheshin për disa minuta”.