Friday, 13. February 2026
Sport

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

GS 13/02/2026 1 Min. Lesezeit

Italiani Carlo Ancelotti do të jetë në krye të Brazilit edhe për një periudhë të gjatë.

Në fakt, Ancelotti së shpejti do të firmos kontratë të re katërvjeçare me Federatën braziliane, e cila do të mbajë selektor të Brazilit deri në Botërorin e vitit 2030.

Bëhet e ditur se marrëveshja verbale mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare muajin e ardhshëm.

Me kontratën e re, paga vjetore e Ancelottit do të mbetet në 10 milionë euro, me italianin që mbetet ndër selektorët më të paguar në botë.

Ancelotti në muajin maj të vitit 2025 mori drejtimin e Brazilit pasi u largua nga Real Madridi dhe me sukses e kualifikoi në Botërorin e këtij viti.

Synimet e Ancelottit janë të mëdha në Botëror, pasi synon titullin e kampionit, të cilin Brazili nuk e ka fituar që nga vitit 2002.

Nën drejtimin e Ancelottit, Brazili ka zhvilluar tetë ndeshje, ku ka regjistruar katër fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Në Botëror, Brazili është pjesë e Grupit C, të cilin e përbëjnë edhe Maroku, Skocia e Haiti.

 

Teilen: