Sigal Prishtina ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në “play-off” të ligës ENBL të basketbollit.
16-të skuadra nga 13 shtete kanë arritur të kualifikohen në “play-off” të kësaj gare, ku tetë prej tyre do të avancojnë në 1/8 e finales.
Në mesin e këtyre skuadrave të fazës “play-off” është edhe Sigal Prishtina, e cila do të përballet me ekipin nga Kroacia, Dinamo Zagreb.
Fituesi në “play-off” do të përcaktohet me një ndeshje, ku Prishtina do të luaj në Zagreb kundër Dinamos.
Seria “play-off” nis më datën 4 mars dhe përfundon më 12 mars, ku fituesit do të kualifikohen në 1/8 e finales, fazë kjo që do të luhet me nga dy ndeshje, e para më 17 mars dhe e dyta më 2 prill.
Në rast se Prishtina eliminon Dinamon, atëherë në 1/8 e finales do të luaj kundër fituesit të ndeshjes Manchester – Dubrava për ta kërkuar një vend në “Final Four”.