Aston Villa-Newcastle dhurojnë spektakël në sfidën e vlefshme për FA Cup, e luajtur në “Villa Park”, ku në fund ishin “Qymyrxhinjtë” ata që fituan 1-3.
Për vendasit shënoi i pari Tammy Abraham, pas një asisti të Douglas Luiz nga goditja e dënimit. Në fund të pjesës së parë, gjërat vështirësohen për Aston Villa, pasi mbetet me 10 lojtarë. Portieri Marco Bizot bën një dalje të gabuar dhe pengon lojtarin e fundit, Jacob Murphy. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për ekipin e drejtuar nga Unai Emery.
Në pjesën e dytë, erdhi përmbysja e madhe e Newcastle me dy supergola të shënuar nga Sandro Tonali nga distanca në minutat 63′ dhe 75′. Nico Woltemade vulosi fitoren e “Qymyrxhinjve” 1-3 me golin e tij në fund të kohës së rregullt, pas një topi të humbur nga mbrojtja vendase. Aston Villa e mbyll këtu rrugëtimin në FA Cup, Newcastle siguron biletën për 1/16-at.