Thursday, 19. February 2026
Sport

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Nuk ka dhënë fitues ndeshja e parë mes Club Brugge dhe Atletico Madridit. Të mërkurën mbrëma në Belgjikë, ndeshja e plejofit të Championsit përfundoi 3:3. Kështu skuadra që do të kualifikohet në një të tetën e finales të Ligës së Kampionëve do të përcaktohet më 24 shkurt në “Metropolitano” të Madridit.

Leverkuseni ka bërë hap të madh drejt avancimit tutje në Ligën e Kampionëve. 

Skuadra gjermane fitoi 2:0 në udhëtim tek Olympiacosi grek të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Championsit. 

Teilen: