Tuesday, 24. February 2026
Sport

Europa League play-off në RTSH/ Celtic-Stuttgart do të jetë e 1000-ta për Martin O’Neill si trajner

GS 19/02/2026 2 Min. Lesezeit

Faza play-off e Europa League 2025-2026 ka hyrë në një fazë interesante me takime mjaft të bukura. Shorti ka vendosur përballë njëra-tjetrës dy skuadra me emër në arenën europiane siç janë Cetic dhe Stuttgart. Takimi i parë mes dy skuadrave, i cili do të mbahet në në “Parkhead” të Glasgoë vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH 1 HD.

Një rival si Celtic ka qenë në fund të listës së “dëshirave” të trajnerit të ekipit gjerman, i cili në konferencën e djeshme për shtyp la të kuptohej se për të besuarit e tij nuk mund të kishte një rival më të fortë. “Kjo ndeshje ofron shumë. Mendoj se Celtic po kalon një sezon me ulje dhe ngritje. Kanë ndryshuar dy herë trajnerin dhe për aktualin bëhet fjalë për një rikthim në vendin ku ka bërë histori”, tha Sebastian Hoeness.

Kjo ndeshje do të jetë historike për Celtic pasi trajneri i tyre, Martin O’Neill do të “festojë” takimin e 1000 si trajner. “Bëra një intervistë pune në janar të 1987-ës për Bradford City. Për atë vend punë konkurova së bashku me nëntë trajnerë të tjerë”, kujton hapat e parë në karrierë 73-vjeçari.

Teilen: