Tuesday, 24. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Flamuri i BE-së i sekuestrohet një 12-vjeçari, polemika nga familja

GS 19/02/2026 2 Min. Lesezeit

Një punonjëse sigurie ka ndaluar një djalë të vogël në hyrje të “Arena di Santa Giulia” pak para gjysmëfinales së hokejit me akuzën se mbante me vete një “simbol politik”. Më pas ka ardhur sqarimi i organizatorëve.

“Nuk mund të hysh me flamur”. Me këto fjalë punonjësit e sigurisë ndaluan një 12-vjeçar para sfidës së hokejit në akull mes SHBA-ve dhe Suedisë. Ai mbante një flamur të Bashkimit Europian dhe nga frika se do të mbetej jashtë, e hodhi flamurin një kosh. Më pas, një tjetër punonjës sigurie, pak më fleksibël, ia riktheu flamurin, duke i thënë: “Mbaje, por mos e shpalos jashtë”.

Sipas një interpretimi strikt të Kartës Olimpike, flamuri i BE-së, – ashtu si ai i paqes, – shpesh klasifikohet si simbol “politik”. Dhe CIO e pranon rregullisht në protokollin institucional. Rezultati i kësaj zone gri u konkretizua mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar polemika nga prindërit e djaloshit.

Për ngjarjen pati më pas një komunikatë nga Fondacioni Milano Cortina, ku shkruhej: “Komiteti organizator është në dijeni të episodit me spektatorin e vogël, të cilit iu konfiskua një flamur gjatë kontrollit të hyrjes. Flamuri nuk ndalohej nga rregullorja dhe situata nuk u menaxhua në mënyrë korrekte, sidomos duke parë moshën e djalit.

Na vjen keq për atë çfarë ndodhi dhe jemi përpjekur të kontakojmë familjen. E kemi sqaruar çështjen dhe departamenti i sigurisë së Milano Cortina 2026 është i impenjuar për të garantuar një ambient të ngrohtë dhe gjithpërfshirës për të gjithë spektatorët”.

Teilen: