Thursday, 19. February 2026
Sport

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

GS 19/02/2026 2 Min. Lesezeit

Ernest Muçi është kthyer në idhullin e ri të tifozëve të Trabzonsporit, të cilët kanë parë se si sulmuesi shqiptar në këtë sezon me golat e tij po mban skuadrën në garë për pozitat e kreut në kampionatin turk. Dhe veprimi i fundit i Muçit, i ka gëzuar padiskutim ata.

Në javët e kaluara kishte shumë diskutime se pse Muçi nuk ishte aktiv në rrjetet sociale që nga momenti ku ai kishte mbërritur te Trabzonspor. Tifozët e shihnin këtë si një sinjal se ai po mendonte largimin nga klubi gjatë verës, për t’u kthyer te Beshiktashi.

Por vetë Muçi duket se i ka qetësuar këto zëra. Futbollisti ka fshirë nga Instagrami pjesën më të madh të postimeve që kishte në periudhën kur luante te Beshiktashi, ndërsa ka ndryshuar edhe profilin e tij duke vendosur një foto me fanellën e Tranzonsporit.

Në “ristrukturim” i vogël, por që ka bërë të lumtur tifozët e Trabzonsporit, të cilët tani thjesht shpresojnë që ai të vazhdojë të ruajë formën e shkëlqyer që ka treguar në dy muajt e fundit.

Teilen: