Thursday, 19. February 2026
Sport

Shkëndija luan sonte kundër Samsunsporit për Play-Off të Ligës së Konferencës

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Shkëndija të enjten zhvillon një tjetër ndeshje historike, kur për herë të parë në Maqedoninë e Veriut sjell takimin e fazës së play-offit të një kompeticoni evropian.
Samsunspori i Turqisë është rivali i kuqezinjve në Shkup me fillim në orën 21:00.

Kampioni i Maqedonisë, e siguroj play-offin nga faza e ligës e Conference League dhe për herë të parë do të ndeshet në Evropë me një skuadër turke.

Liridon Latifi dhe Aleksandar Trumçi nuk do të jenë në kombinim për këtë takim shkaku i pezullimeve me kartonë.

Samsunspori në Shkup vjen nga një seri prej dy humbjeve, me ç’rast skuadra angazhoi trajner të ri, gjermanin Thorsten Fink.

Në fazën e Ligës në Conference League turqit zunë vendin e 12 me 10 pikë (3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje).

Ekipi nga Tetova ka bërë thirrje te tifozët për mbështetje, pasi turqit kanë blerë 1.000 bileta në sektorin e mysafirëve.

Teilen: