Tuesday, 24. February 2026
Sport

Kryetari i Bashkisë së Mynihut do të jetë pjesë e Bordit Mbikqyrës të FC Bayern

GS 19/02/2026 2 Min. Lesezeit

Dieter Reiter do të jetë pjesë e Bordit Surpevizor të “FC Bayern AG”. Edhe pse ka një detyrë publikë, pasi prej vitesh i shërben Mynihut si kryetar i Bashkisë së qytetit, Reiter ka pranuar ofertën që i ka bërë klubi i tij i zemrës duke sqaruar se nuk ka konflikt interesi.

Politikani i “SPD” njihet për afeksionin që ka për klubin e FC Bayern-it. Ai prej vitesh ndodhet në strukturën e skuadrës pasi ka qenë pjesë e Bordit Administrativ.

“Isha pesë vjeç kur shkova për herë të parë në stadium për të parë një ndeshje të Bayern-it dhe kur pashë Franz Beckenbauer, Gerd Müller, Sepp Maier dhe shokët e tyre të ekipit, ishte menjëherë e qartë: Bayern-i do të jetë përgjithmonë klubi i zemrës sime”, tha Reiter.

FC Bayern shpjegon se bordi i tij mbikëqyrës – si të gjitha bordet mbikëqyrëse – është një organ kontrolli dhe këshillimi për bordin ekzekutiv, i cili mbikëqyr menaxhimin, emëron dhe shkarkon anëtarët e bordit dhe vendos për transaksionet që kërkojnë miratim. Sipas këtij shpjegimi është shmangur edhe konflikti i interesit.

Në Bavari ka edhe një precedent pasi ish-kryetari i Bashkisë së Mynihut, Christian Ude, ishte anëtar i bordit mbikëqyrës të TSV 1860 Mynih për 13 vjet gjatë mandatit të tij.

Teilen: