Friday, 20. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Norvegjia rekord të artash në Lojrat Olimpike Dimërore

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Norvegjia nuk ndalet në “Milano-Cortina 2026”. Johannes Dale-Skjevdal (39:17.1) ka marrë medaljen e artë në garën mass strat të biahlonit për meshkuj 15 km. Norvegjezi ka lënë pas bashkëkombësin e tij Sturla Holm Lægreid (39:27.6). Në vendin më të ulët në pod do të ngjitet francezi Quentin Fillon Maillet (39:42.7).

Për Norvegjinë kjo ishte medalja e artë e 17-të e fituar në Milano-Cortina 2026. Dale-Skjevdal shkruan kështu një faqe të lavdishme në historinë e sportit të vendit të tij, i cili ka vendosur rekord për të arta të fituara në një edicion të vetëm në Lojrat Olimpike Dimërore.  

Gara emocionuese u transmetua për publikun shqiptar ekskluzivisht në RTSH Sport HD.

Teilen: