Në javën e 27-të të Premier Ligës, Manchester City mposhti Newcastle me rezultatin 2-1 dhe rinisi garën për titull. Të besuarit e Guardiolës fituan falë dy golave të O’Reilly, ndërsa goli i Hall nuk ishte i mjaftueshëm për ‘Magpies’.
“Citizens” tani janë vetëm dy pikë prapa liderëve të ligës, Arsenalit. Aston Villa humbi më shumë terren, duke barazuar 1-1 kundër Leeds. Golit të Stach 31’ iu përgjigj Abraham 88’.
Edhe Chelsea barazoi me të njëjtin rezultat kundër Burnley, 1-1. Joao Pedro zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-ët, ndërsa Flemming barazoi në minutën e katërt të shtesës. Brighton mposhti Brentford 2-0 jashtë fushe.
Teilen: