Anna Hasselborg e ktheu Suedinë në majë të botës pas tetë vitesh në Curling për vajza, duke qënë protagoniste në një finale shumë të luftuar përballë Zvicrës.
Me rezultatin e barabartë 5-5 në fundin e lojës, kapitenia suedeze ruajti qetësinë e nevojshme për të bërë pritjen vendimtare nga guri i Alina Pätz, duke u dhënë skandinavëve vendin e parë në podium. Suedia fiton ndeshjen 6-5 dhe medaljen e artë në Curling për vajza.
Zvicra “ngushëllohet” me medaljen e argjendtë, ndërsa Kanadaja fiton medaljen e bronztë në Curling për vajza në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026.
Teilen: