Mesfushori amerikan, Weston McKennie nuk do të largohet nga Juventusi pasi ka arritur marrëveshje për kontratën e re.
Mediumet në Itali, kanë raportuar se palët janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin dhe gjithçka do të bëhet zyrtare javën e ardhshme.
Me kontratën e re, McKennie do të mbetet pjesë e Juventusit deri në vitin 2030 dhe do të ketë pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.
27-vjeçarit, që këtë sezon ka 7 gola e po aq asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat, kontrata aktuale i skadonte këtë verë.
McKennie iu bashkua Juventusit në vitin 2020 nga skuadra e Schalkes, ndërsa gjashtë muaj i kaloi në huazim te Leeds Unitedi në Angli.
Teilen: