Celta Vigo ka fituar 1-0 ndaj Paok-ut, përballja e dytë e“Play-Off”-it të Europa League, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH. Spanjollët sigurojnë kulaifikimin në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa miqtë nga Selaniku tentuan të surprizonin që në minutat e para. Në të 3-ën, Michailidis provoi me një goditje, por pa dëme te spanjollët. Celta reagoi në minutën e 28-të me Vecino, por edhe tentativa e tij nuk gjeti rrjetën.
Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 43-të, Bianco për miqtë nuk u tregua i saktë. Pas pushimit, Borja Iglesias rrezikoi seriozisht në minutën e 50-të, por pa mundur të zhbllokojë rezultatin.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 63-të, kur Sëedberg realizoi për Celta Vigon, duke ndezur festën në tribunat e stadiumit dhe duke i dhënë qetësi skuadrës spanjolle në menaxhimin e minutave të mbetura.
Paok u përpoq të reagojë në pjesën e mbetur të takimit, por vendasit administruan avantazhin me kujdes, duke mos lejuar surpriza.
Me këtë fitore minimale, Celta Vigo mbyll me sukses dy ndeshjet e “Play-Off”-it dhe avancon më tej në kompeticion, ndërsa aventura europiane e Paok për këtë sezon merr fund.