Të shtunën prej orës 20:00 luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Vëmendja megjithatë do të jetë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku takohen Kastrioti e Llapi.
Kastrioti është i dyti në tabelë me 32 pikë, sa i ka edhe Rahoveci në vendin e parë.
Ndërkohë Llapi doli në vendin e pestë me 15 pikë, ndërsa ka pretendime për të garuar në plejof pas përforcimeve që bëri së fundi.
Ferizajasit në pranverë janë në seri prej katër fitoreve. Ndërkohë Llapi pas barazimit me Vëllaznimin, i ka shënuar tri fitore rresht.
Kampioni në fuqi, Rahoveci, llogaritet favorit i madh ndaj Trepçës në ndeshjen në “Mizahir Isma”.
Në ndeshjet Vushtrria – Vëllaznimi dhe Prishtina – Besa Famgas, favorite vlerësohen skuadrat udhëtuese.
Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj
Teilen: