Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka arritur një marrëveshje në parim me klubin për zgjatjen e kontratës, sipas gazetarit Nicolo Schira.
Tekniku italian 66-vjeçar mund të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin italian që do ta mbajë në detyrë deri në vitin 2028.
Spalletti është i gatshëm ta vazhdojë kontratën në javët në vijim, pavarësisht interesimit nga dy klube të paemërtuara jashtë Italisë.
Ai mori drejtimin e Juventusit në tetor të vitit 2025 dhe aktualisht ka kontratë deri më 30 qershor 2026.

“Bianconerët” renditen aktualisht në vendin e pestë në tabelën e Serie A. Këtë javë, skuadra u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi humbi ndaj Galatasarayt (2-5, 3-2) në fazën play-offit.
Më herët ishte raportuar se Juventusi po kërkon ta zgjasë kontratën e Spallettit, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodhë pas rinovimit të kontratës me mesfushorin qendror ëeston McKennie.
Mbetet si do të shkojë situata me sulmuesin Edon Zhegrova, i cili duket se nuk është ndër të preferuarit e Spallettit, gjithnjë në bazë të minutazhës së ulët që po zhvillon.