Saturday, 28. February 2026
Sport

“Kurrë mos bjer në dashuri me një lojtar në huazim”, Sofascore shkruan për Muçin

GS 27/02/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, po shkëlqen me fanellën e Trabzonsporit në Superligën turke, skuadër tek e cila është huazuar nga Besiktas.

Në 19 ndeshje të luajtura në kampionat, Muçi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Trabzonsporit, që tashmë kërkojnë që të blejnë përfundimisht kartonin e tij.

“Pavarësisht se Ernest Muçi është zyrtarisht në huazim, sulmuesi shqiptar ka shumë të ngjarë të transferohet përgjithmonë te klubi aktual, pasi performancat e tij nuk i kanë dhënë Trabzonsporit asnjë arsye për të mos aktivizuar opsionin e tij të blerjes për 8.5 milionë euro”, shkruan faqja e specializuar e statistikave Sofasore.

“Kurrë mos bjer në dashuri me një lojtar në huazim…” është titulluar një foto e Muçit nga Sofascore.

Teilen: