Arlind Ajeti duket se është abonuar me golin këtë sezon në Ligën e Parë turke. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Bodrumsporit në kampionat.
Ajeti ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 53-të në transfertën kundër Hataysporit, sfidë që u fitua nga Bodrumspor me rezultatin 3-1.
Ky ishte goli i 4-t sezonal i Ajetit në kampionat në 25 ndeshje që ka luajtuar me fanellën e Bodrumsporit në Ligën e Parë Turke.
Teilen: