Skuadra gjilanase e ka mposhtur Malishevën me rezultat të ngushtë 2-1. Armend Thaqi përmes pikës së bardhë e hapi ndeshjen në minutën e 15-të.
23 minuta më pas, Assane Diatta barazoi rezultatin në 1-1. Pjesa e parë u mbyllë kështu dhe në minutën e 70-të golin e dytë e shënuan përsëri vendasit, gol që doli të jetë edhe vula e këtij takimi.
Edhe Prishtina e Re me Llapin barazuan 1-1 sikurse edhe ekipi i Dukagjinit me Ferizajn, pra 1-1.
Gjilani e cila është në vendin e 5-të i afrohet Malishevës për vetëm një pikë.
Dukagjini është në pozitën e 6-të në tabelë me 32 pikë. Llapi vazhdon të jetë në pozitën e 7-të me pikë të njëjta me Ferizajn, me nga 23 pikë.
Prishtina e Re është në vendin e parafundit me 22 pikë.