Saturday, 28. February 2026
Sport

Shpërthimi i luftës në Iran, klubi i Asanit merr vendimin drastik për të huajt në ekip

GS 28/02/2026 2 Min. Lesezeit

Shpërthimi i luftës sot në Iran, me bombardimet izraelito-amerikanë në baza apo objektiva ushtarakë në vend, ka bërë që në këtë shtet të shpërthejë kaosi. E padyshim në të janë përfshirë edhe sportistë të cilët janë shtetas të huaj e që ushtrojnë profesionin e tyre në kampionatin lokal.

Mes tyre janë edhe futbollistët Jasir Asani i cili vesh fanellën e Esteghlal si dhe Regi Lushkja i cili vesh fanellën e Traktor.

Ndërprerja e internetit dhe linjave telefonike në vend ka shtuar edhe më shumë kaosin dhe situata është bërë me të vërtetë dramatike. Por klubet vendase, duket se kanë filluar të vihen në lëvizje për të siguruar që pjesëtarët e huaj të tyre, të largohen nga vendi për t’u kthyer në shtëpi, pasi për futboll as nuk bëhet më fjalë.

Përtej kontakteve me përfaqësitë diplomatike në Teheran, klubi i Esteghlal po përgatitet që të shoqërojë jashtë vendit futbollistë e huaj. Nuk do të jetë nëpërmjet avionëve, pasi hapësira ajrore mbi vend është mbyllur totalisht, por nëpërmjet autostradave që të çojnë në vendet fqinje.

Esteghlal po mundohet që të nisë lojtarë e huaj me autobus drejt Turqisë, edhe pse bëhet fjalë për një rrugëtim të gjatë rraskapitës prej mbi 2100 kilometrash nga Teherani, ku ka bazën ekipi./panoramasport

Teilen: