Wednesday, 4. March 2026
Sport

Probleme për Milanin para derbit me Interin, Matteo Gabbia operohet në Londër

GS 04/03/2026 2 Min. Lesezeit

Probleme për Milanin në prag të derbit të fundjavës kundër Interit. Të dielën në “San Siro” luhet një sfidë që me shumë mundësi do të thotë pak për fatin e kampionatit, por që për dy skuadrat është shumë i rëndësishëm. Një “çështje personale”, siç ka pohuar Rafa Leao.

Kuqezinjtë, të cilët nuk humbin prej gati dy vitesh, ëndërrojnë fitoren për ta çuar diferencën në -7 nga zikaltrit, duke siguruar kështu kualifikimin për në Championsin e ardhshëm. Por për trajnerin Allegri ka lajme negative, pasi duhet të bëjë pa mbrojtësin Matteo Gabbia, me shumë mundësi edhe pa Davide Bartesaghi.

Mbrojtësi i qendrës do të qëndrojë jashtë për të paktën një muaj. Ai ka kryer dje një ndërhyrje kirurgjikale në Londër për shkak të një ernie inguinale. Operacioni doli me sukses dhe Gabbia do të kthehet sot në Itali për të nisur fazën e rikuperimit.

Bartesaghi nuk është stërvitur me grupin dhe gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite, por vështirë se mund të rikuperohet për derbin. Në vend të tij pritet të luajë Estupinan, që kohët e fundit ka luajtur pak dhe thuajse gjithmonë ka zhgënjyer.

Teilen: