Wednesday, 4. March 2026
Sport

Vendimet e Disiplinës/ Dënohen Aleksi dhe zyrtari i Vorës, gjoba për Teutën dhe Vllazninë

GS 04/03/2026 3 Min. Lesezeit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet e tij në lidhje me atë çfarë ka ndodhur së fundi në futbollin shqiptar të të gjitha niveleve. Bie në sy dënimi i kapitenit të Egnatias, Albano Aleksi, për shkak të provokimit të spektatorëve gjatë ndeshjes me Partizanin.

Është dënuar me 6 ndeshje edhe zyrtari i Vorës, Bazion Tragaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa Teuta dhe Vllaznia janë gjobitur.   

Vendimet kryesore të Disiplinës dhe Eetikës:

KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për provokim të spektatorëve, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Vora, për mos marrjen e masave të sigurisë duke shkaktuar incidente pas përfundimit të ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Lushnja, Marjus Sula, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Lojtari i FC Lushnja, Oltjam Haremi, për provokim të spektatorëve, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i FK Apolonia, Ersildjo Asllanaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, dënohet me 4

rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Teilen: