Wednesday, 4. March 2026
Sport

Kombëtarja e Iranit në futboll për femra refuzon të këndojë himnin në Kupën e Azisë

GS 04/03/2026 2 Min. Lesezeit

Diskutimi i momentit është nëse Irani do të marrë pjesë apo jo në Kupën e Botës në SHBA, ndërkohë polemikat janë spostuar te kombëtarja e femrave në futboll e këtij vendi. Sepse kjo kombëtare ka refuzuar të këndojë himnin kombëtar në ndeshjen e parë të Kupës së Azisë në Australi. Ky qëndrim duket se ka të bëjë me regjimin në Iran.

Sipas “The Guardian”, çdo pjesëtare e skuadrës qëndroi në heshtje, duke parë drejt përpara gjatë himnit para fillimit të ndeshjes së Grupit A kundër Koresë së Jugut, që fitoi 3-0. Trajnerja e Iranit, Marziyeh Jafari, dhe lojtaret e saj nuk pranuan të bënin komente për luftën dhe vdekjen e Ali Khamenei.

Skuadra iraniane mbërriti në Australi pak ditë përpara nisjes së sulmeve ajrore në Lindjen e Mesme.

Të enjten Irani luan ndeshjen me Australinë dhe të dielën ndaj Filipineve. Lojtaret e Australisë kanë dalë në mbështetje të iranianeve: “Zemrat tona janë me to dhe familjet e tyre, – ka thënë mesfushorja Amy Sayer. – Është situatë e vështirë dhe ato kanë treguar kurajë për të qenë këtu për të luajtur.

Më e mira që mund të bëjmë është që të japim kontributin tonë dhe thjesht t’u ofrojmë atyre ndeshjen më të mirë të mundshme, duke treguar respekt në fushë. Shpresojmë që situata të përmirësohet dhe ato të vazhdojnë të qëndrojnë të sigurta në Australi”.   

Teilen: