Wednesday, 4. March 2026
Sport

Qendërsulmuesit më të mirë të shekullit të 21-të, ‘Top 10’ e BBC ngre diskutime

GS 04/03/2026 1 Min. Lesezeit

Cilët janë qendërsulmuesit më të mirë të shekullit të 21-të? BBC ka bërë një klasifikim të vetin, ku bien në sy disa mungesa të rëndësishme. Mes tyre janë edhe emra si, Shevchenko, Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Por duhet theksuar se zgjedhjet e redaksisë së gazetës së njohur angleze janë bërë në bazë të pozicionit të shumë futbollistëve në gjithë karrierën e tyre dhe jo vetëm nga numri i golave të shënuar.

Ky klasifikim special u referohet eksluzivisht të ashtuquajturve qendërsulmues tradicionalë. Kështu e ka shpjeguar BBC mungesën e CR7: “Sigurisht, ai është ndër golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, por ka filluar të luajë si sulmues i parë në moshën 30-vjeçare”.

‘Top 10″ e BBC kryesohet nga Ronaldo Fenomeni, i ndjekur nga Harry Kane dhe Erling Haaland.

10 qendërsulmuesit më të mirë të shekullit 21 sipas BBC

1.Ronaldo Nazario da Lima

2.Harry Kane

3.Erling Haaland

4.Thierry Henry

5.Robert Lewandowski

6.Didier Drogba

7.Karim Benzema

8.Zlatan Ibrahimoviç

9.Luis Suarez

10.Miroslav Klose

Teilen: