Wednesday, 4. March 2026
Sport

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

GS 04/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, në një ndeshje dramatike në çastet e fundit të saj.
Skuadra nga Suhareka, e eliminoi Gjilanin në çerekfinale, me rezultat 2:1.
Vendësit ishin në avantazh prej dy golave që nga minuta e 48-të, duke e bërë të sigurt kalimin tutje në Kupë.
Bleart Tolaj në minutën e 13-të dhe Geralb Smajli në të 48-në, i dhanë epërsinë Ballkanit ndaj gjilanasve. Por mysafirët u kthyen në lojë me golin e e Senad Jaroviq në minutën 72, duke e bërë fundin dramatik.

Teilen: