Skuadra e Ferizajt ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll pasi në çerekfinale eliminoi Vushtrrinë.
Në çerekfinalen e luajtur të mërkurën në Ferizaj, skuadra vendase triumfoi me shifrat 2:0 për të avancuar tutje.
Portieri i Vushtrrisë, Price Marley shënoi autogol të çuditshëm në pjesën e parë, përpara se Erion Sadriu me golin e realizuar nga penalltia, konfirmoi triumfin e Ferizajt.
Teilen: