Skuadra e Borës ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të mërkurën mbrëma, Bora triumfoi në udhëtim te Rahoveci 029.
Në palestrën “Mizahit Isma” në Rahovec, Bora fitoi me shifrat 85:77 në duelin që i takoi xhiros së 22-të.
Bora ishte ekip më i mirë dhe pothuajse gjatë tërë ndeshjes ishte në epërsi, e cila në një moment shkoi deri në 18 pikë.
Rezart Memedi me 20 pikë dhe Shaquan Jules me 14 pikë e 8 kërcime ishin më efikasit te Bora kurse te Rahoveci 029 u veçua J’Von McCorrmick me 27 pikë, 4 kërcime e 6 asistime.
Me këtë fitore, Bora forcohet në pozitën e tretë me 34 pikë, ndërsa Rahoveci 029 mbetet i fundit në tabelë me 29 pikë.
Teilen: