Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho është vënë në alarm tri javë para ndeshjes me Poloninë, e cila i takon “play-offit” për Botërorin 2026.
Sylvinho po shqetësohet në lidhje me repartin e sulmit, pasi dy futbollistë mbeten në dyshim për ndeshjen që Shqipëria e luan në udhëtim më 26 mars.
Armando Broja dhe Arbër Hoxha, nuk janë aktivizuar në ndeshjet e fundit me skuadrat e tyre për shkak të lëndimeve dhe për asnjërin nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të kthehet në fushë.
Broja i ka munguar Burnleyt në pesë ndeshjet e fundit, ku paraqitjen e fundit e regjistroi më datën 7 shkurt ndaj Ëest Hamit, duke luajtur për vetëm dhjetë minuta.
Për Brojën është raportuar se ka probleme fizike, ndërsa për Hoxhën është thënë se vuan nga një lëndimi i shpinës, shkaku i të cilit nuk ka qenë pjesë e Dinamo Zagrebit në tri ndeshjet e fundit.
Ndeshjen e fundit me Dinamon, Hoxha e pati më 22 shkurt ku luajti 45 minuta në fitoren e thellë ndaj Varazhdinit.