Saturday, 7. March 2026
Sport

Armando Broja mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare

GS 06/03/2026 1 Min. Lesezeit

Armando Broja me shumë mundësi do t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare përsa i përket “play-off” të Botërorit. Gjasat janë të larta që sulmuesi kuqezi të mungojë përballë Polonisë.

Dëmtimi i pësuar me Burnley dhe rikuperimi i “ngadaltë” ka barë që Broja të mos ketë asnjë shans grumbullimi me Shqipërinë. Kështu, Sylvinho do të ketë një “armë” më pak në sulm.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26 mars. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të luajnë me triumfuesin e ndeshjes paralele, Ukrainë – Suedi.

Teilen: