Saturday, 7. March 2026
Sport

Lëndimi i Ronaldos më serioz sesa pritej, portugezi në pikëpyetje për Kupën e Botës

GS 06/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim më serioz sesa ishte menduar fillimisht.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, i cili bëri të ditur se sulmuesi ka udhëtuar drejt Madrid për të vazhduar trajtimin me një terapist personal.

Sipas klubit saudit, Ronaldo pësoi një dëmtim në tendinën e kofshës gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha dhe tashmë ka nisur programin e rehabilitimit, ndërsa gjendja e tij do të vlerësohet çdo ditë.

Për shkak të këtij problemi fizik, ai do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Neom SC, ndërsa ende nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojë jashtë fushës.

Koha e rikuperimit do të varet nga shkalla e lëndimit, e cila mund të zgjasë nga disa javë deri në disa muaj.

Situata ngjall shqetësim edhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës, një turne që është ndër objektivat kryesore të sulmuesit portugez.

 

Teilen: