Saturday, 7. March 2026
Sport

VIDEO/ Para syve të Rei Manajt, Roshi shtang portierin e rivalëve me golin e tij

GS 07/03/2026 1 Min. Lesezeit

Odise Roshi po kalon një sezon mjaft të mirë me Keciorengucu në Ligën e Parë turke. Sot shënoi golin e vetëm të pjesës së parë, ndaj Sivasporit ku luan Rei Manaj.

Roshi i shtangu të gjithë me goditjen në minutën e 35-të. Portieri rival u kap i papërgatitur, duke mos arritur të ndalë topin. Pjesë e Keciorengucu si titullar është edhe Eduard Rroca.

Kjo sfidë është e vlefshme për javën 29 në kampionat. Deri tani Roshi regjistron gjashtë gola dhe katër asistime.

Goli i Odise Roshit: (VIDEO)

Teilen: