E ardhmja e Lewandowskit te Barcelona mbetet enigmë. Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm në fund të sezonit dhe deklaratave të bashkëshortes së tij në janar, që e quajti këtë “ndoshta sezonin e fundit blaugrana”, sulmuesi polak tregohet i kujdesshëm. Në një intervistë për “The Athletic” ai tha: “Nuk e di ende, duhet të shoh ndjesitë.
Tani për tani nuk mund të them asgjë për vendimin tim, sepse nuk jam as 50% i sigurt për drejtimin që do të marr. Me moshën dhe përvojën që kam, nuk duhet të vendos menjëherë. Ndoshta pas tre muajsh do të duhet ta bëj, por nuk jam i stresuar. Duhet ta ndiej për ta bërë më të lehtë vendimin për të ardhmen”.
Megjithatë, ai flet me krenari për periudhën te Barça: “Këto vite më kanë bërë të kuptoj sa përkushtim dhe punë ka pas kuintave për ta çuar klubin përpara. Ka shumë ambicie dhe besim tek e ardhmja”. Deri tani ai ka shënuar 115 gola me fanellën blaugrana.
Në moshën 37-vjeçare, polaku pranon se ka ndryshuar zakonet: “Më parë mendoja se mund të haja çfarë të doja, sepse isha i dobët, por në stërvitje nuk kisha forcë. Ndryshova zakonet dhe brenda pak javësh diferenca ishte e madhe”.