Galatasaray ka shënuar një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, në një atmosferë të zjarrtë në RAMS Park.
Rasti i parë i rrezikshëm i takoi Liverpoolit, kur Florian Wirtz përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e vendasve, por nuk arriti të shënojë edhe pse kishte portën e zbrazët.
Goli vendimtar erdhi herët, në minutën e 7-të. Pas një goditjeje nga këndi, Victor Osimhen devijoi topin me kokë drejt zonës, ndërsa Mario Lemina e çoi atë në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Galatasarayt.
Liverpool u përpoq të reagojë dhe në minutën e 72-të Virgil van Dijk shënoi, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për prekje me dorë.
Deri në fund, Galatasaray arriti të ruajë epërsinë dhe të sigurojë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke marrë avantazh përpara ndeshjes së kthimit.