Tuesday, 10. March 2026
Futboll

CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Atletico Madrid dhe Bayern Munich mbarojnë punë që në 25 minutat e para (video)

GS 10/03/2026 2 Min. Lesezeit

Janë shënuar golat e parë në sfidat e mbrëmjes të vlefshme për fazën e 1/16-ve në Champions League. Në Bergamo, Bayern po kryeson 0-3 ndaj Atalantës. Bavarezët gjetën avantazhin që në minutën e 12-të. Pas një goditje të shpejtë këndi, Serge Gnabry fut një top të bukur brenda zonës, Josip Stanisic e dërgon atë në rrjetë. Ndërkohë që në minutën e 22-të ishte Michael Olise që dyfishoi shifrat me një gol shumë të bukur pas një goditjeje nga kufijtë e zonës së rreptësisë dhe pas asistit të Upamecano. Në minutën e 25-të, Serge Gnabry shënon golin e tretë për bavarezët pas asistit të Olise.

Ndërkohë, në “Metropolitano”, Atletico Madrid ka shënuar 3 gola brenda 9 minutash ndaj Tottenham dhe po kryeson me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Serinë e golave e hapi Marcos Llorente në minutën e 6-të, pas asistit të Julian Alvarez dhe gafës fatale të portierit të londinezëve, Kinsky. Në minutën e 13-të, Antoine Griezmann dyfishon shifrat, pas asistit të Llorente-s dhe përgjumjes së mbrojtjes së Tottenham.Në minutën e 16-të, Julian Alvarez trefishon shifrat sërish pas gafës së portierit Kinsky. Në minutën e 22-të, Le Normand shënon golin e 4-të për madrilenët. Mbrojtësi shënoi me kokë pas krosimit nga një goditje dënimi.

Në “St.James’Park”, mungon ende goli në Newcastle-Barcelona.

SHIKOGOLAT

Teilen: